Coworking · Tiranë

Orbita jote e qetë.

Një hapësirë e qetë pune për njerëz që e marrin seriozisht punën e tyre. Dhjetë tavolina, dhe asnjë më shumë.

Rezervo një vizitë
I vogëlkomunitet i përkushtuar
24/7akses, çelësi yt
Mujore & javorevetëm me abonim

Si nisi gjithçka.

Modul lindi nga një nevojë. Nevoja për një vend të qetë për të punuar. Për një zyrë jashtë shtëpisë, jashtë kafeneve. Për një tavolinë, për një komunitet.

Themeluesja e Modul është arkitekte. I duhej pikërisht kjo: një hapësirë e qetë profesionale për t'u fokusuar, pa peshën e një qiraje. Kërkoi nëpër Tiranë dhe nuk gjeti atë që kërkonte, ndaj e ndërtoi vetë.

Jo për të gjithë. Për njerëzit që kanë nevojë për atë që i duhej asaj: një tavolinë e dedikuar. Një mjedis i qetë. Një komunitet i vogël njerëzish që janë këtu për të punuar, dhe herë pas here, për të ndarë diçka së bashku.

Ky është Modul.

Arinda Gjoni, arkitekte dhe themeluese e Modul Space
Arinda Gjoni - Arkitekte & Themeluese e MODUL

Zonat.

Çfarë përfshihet?

  • Tavolinë e dedikuar — vetëm e jotja, çdo ditë
  • Monitor cilësor
  • Karrige ergonomike
  • Wi-Fi i shpejtë
  • Kafe dhe ujë, gjithë ditën
  • Akses 24/7 me çelës personal (anëtarët mujorë)

Zgjidh abonimin tënd.

Dy lloje abonimesh, secili me vend fiks. Pa hyrje të rastit, pa surpriza.

Abonim Mujor

20,000 ALL / muaj

Muaj pas muaji, pa angazhim afatgjatë.

Abonim Vjetor

15,000 ALL / muaj

Kontratë 1-vjeçare. Përfshin 1 muaj pauzë. Kurse 60,000 ALL në vit.

Qëndrim Javor

6,000 ALL / javë

Për qëndrime të shkurtra në Tiranë.

Nuk je i sigurt nëse do të të pëlqejë? E kemi menduar. Para se të vendosësh, kliko butonin.

Rezervo një vizitë

Vendndodhje qendrore.

Rruga Faik Konica, përballë Universitetit Luarasi. Mjaft qendrore për të qenë praktike, mjaft e qetë për të të lënë të punosh.

Kontakt.

Rruga Faik Konica, përballë Universitetit Luarasi. Mjaft qendrore për të qenë praktike, mjaft e qetë për të të lënë të punosh.

Para se të largohesh. Disa dëshmi.

Hajde n'Modul